Uncategorized

Filloi të funksionojë shtëtitorja e natës në Tetovë

July 22, 2024, 05:07

Prej mbrëmë duke filluar nga ora 21 e deri në orën 24, banorët e Tetovës dhe rrethinës do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë një pjesë të bulevardit Iliria si shëtitore. Ky hap është ndërmarrë pikërisht në kohën kur në vendlindje janë kthyer mërgimtarët.

Komuna e Tetovës këtë veprim e ka ndërmarrë në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ndërsa Shëtitorja do të jetë e hapur çdo natë dhe në atë kohë bulevardi do të bllokohet për kalim të veturave.Me këtë rast mbrëmë, shëtitoren e ka vizituar kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami së bashku me kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Rijat Ali.

Qytetarët e Tetovës kanë mundësi të lëvizin lirshëm përmes “Bulevardit “Iliria” nga “Mulliri i Vjetër” e deri tek rrethrrotullimi tek “Tregu i Gjelbërt”. Krahas kësaj, në rretherrotullimet afër pallatit dhe afër tregut të gjelbërt qëndrojnë pjesëtarë të policisë që rregullojnë komunikacionin.Këta aktivtete janë ndërmarrë që disa nga evenimentet e Verës kulturore në Tetovë të kalojnë në atmosferë më të mirë festive, ngase në shumë pjesë të qytetit do të ketë organizime të ndryshme. TV KOHA

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2930
E dhimbshme në Lipjan, dy vëllezër vdesin brenda ditës
IMG_2936
Tragjedi në Turqi, së paku 6 të vdekur pas rrokullisjes së autobusit
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!

DIASPORA