Maqedoni

MPB: Iniciohet procedurë ndaj katër policëve, nuk kanë gjobitur shoferin i cili udhëtonte me 272 km/h

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 7, 2024, 10:08

Është filluar procedurë ndaj shefave dhe punonjësve të policisë, të cilët nuk kanë gjobitur një shofer të një veture i cili ka vozitur me shpejtësi 272 kilometra në orë, njofton MPB.

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dërguar njoftim në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndaj katër punonjësve policorë të cilët nuk kanë marrë masa konform Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor ndaj shoferit i cili udhëtonte me shpejtësi 272 kilometra në orë, por pjesëmarrësi në komunikacion vetëm është paralajmëruar.

Pas kontrolleve të kryera, shqyrtimit të materialit zyrtar dhe këqyrjes së video-incizimeve nga radari i ditës 06.05.2024, u konstatua se dy punonjës policie, duke vepruar me urdhër për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjetet me radar në autostradën Shkup-Veles, kanë konstatuar kundërvajtje në komunikacion, përkatësisht i kanë matur shpejtësinë e lëvizjes së veturës “Porsche” prej 272 kilometra në orë, në vend ku lëvizja ka qenë e kufizuar në 120 kilometra në orë.

Në vend të përpilimit të procesverbalit për konstatim të kundërvajtjes dhe urdhërpagesës për kundërvajtje, duke pasur parasysh se për këtë lloj kundërvajtje, sipas nenit 36 ​​paragrafi 3 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, është e paraparë gjobë në shumë prej 400 euro në vlerë të denarit dhe ndalim për drejtimin të automjetit prej gjashtë deri në 12 muaj, ndërsa kundërvajtësit i është dhënë vetëm vërejtje për kundërvajtje në komunikacion.

Shefi i Njësisë Lëvizëse për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor i kërkoi kreut të Departamentit të Uniformës së Policisë – Departamenti i Çështjeve Rrugore që të mos shkruaj dënim për kundërvajtjen e kryer, për shkak të së cilës drejtuesi i Departamentit të Uniformës së Policisë – Departamenti i Çështjeve Rrugore ka ushtruar ndikim në zyrtarët policorë të mos konstatojnë shkelje nga neni 36 paragrafi 3 i Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, por vetëm të bëjnë vërejtje.”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se ndaj katër policëve është paraqitur propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës./Telegrafi/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen