Një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit. Më vonë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër për bashkëkryerje të veprës penale “vrasje e rëndë”, bëri të ditur Inspektorati Policor i Kosovës.
Nga Policia e Kosovës thanë se një burrë u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt. Viktima, sipas Prokurorisë në Ferizaj, ishte në moshë të shtyrë.
Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orën 19:25.
“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor i cili është arrestuar”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.