“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot – në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kemi mundësinë të diskutojmë për progresin e vendit tonë në kuadër të Procesit të Berlinit”, kështu u shpreh kryeparlamentari Afrim Gashi.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tutje në fjalën e tij potencoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.
“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova) kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.
Ky është destinacioni përfundimtar drejt të cilit po shkojmë – secili në mënyrën tonë, por përgjatë një trajektoreje të ngjashme. Më pas, duke u përballur secili me sfidat e veta, por edhe me sfidat e përbashkëta…
Lexo edheStudentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësiDhe gjatë kësaj rruge, kuptojmë se fillimisht në shtëpi, në fqinjësinë tonë dhe në mjedisin e afërt, duhet t’i ndërtojmë dhe kultivojmë vlerat dhe kriteret evropiane. Se fillimisht duhet të bashkëpunojmë me fqinjët tanë dhe të punojmë së bashku për t’i rritur standardet e jetesës në vendet tona, në mënyrë që të sigurojmë biletë për të hyrë në familjen e gjerë të BE-së”, tha Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit.
Më shumë për këtë
Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, preket edhe MaqedoniaLajme · 3 ditë më parë
“Provokim i qëllimshëm apo injorancë e plotë”: Eurodeputeti estonez kërkon shpjegime nga KE për këngën nacionaliste serbeLajme · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











