Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Sa kushton mungesa e pajisjeve dimërore? Gjobat në Maqedoni dhe vendet e rajonit

Sa kushton mungesa e pajisjeve dimërore? Gjobat në Maqedoni dhe vendet e rajonit

Nga 15 nëntori deri më 15 mars, drejtuesit e automjeteve në Maqedoninë e Veriut janë të obliguar të kenë pajisje dimërore në automjetet e tyre. Mosrespektimi i këtij detyrimi parashihet të ndëshkohet me gjobë.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat rajonale, gjobat për mungesën e pajisjeve dimërore ndryshojnë dukshëm nga një shtet në tjetrin.

Gjobat në vendet e rajonit:

* Mali i Zi: 150 euro
* Kroacia: 130 euro
* Serbia: 50 euro
* Maqedonia e Veriut: 45 euro (rreth 2.770 denarë)
* Kosova: 40 euro
* Bosnjë-Hercegovina: 20 euro
* Shqipëria: nga 10 deri në 40 euro.

Lexo edheEdhe pak ditë afat! Nga 15 nëntori, gjobë 45 euro për mungesën e pajisjeve dimërore

Në Maqedoninë e Veriut, përveç gjobës, në rastet e parapara, policia mund ta përjashtojë automjetin nga qarkullimi.

Rregullat nuk janë të njëjta në të gjitha shtetet. Në disa vende detyrimi vlen gjatë një periudhe të caktuar, ndërsa në të tjera varet edhe nga kushtet atmosferike apo rrugët nëpër të cilat lëvizin automjetet.

Prandaj, shoferët që udhëtojnë jashtë vendit duhet të informohen paraprakisht për rregullat dhe pajisjet e detyrueshme dimërore.

Më shumë për këtë

Nga sot, pajisjet dimërore bëhen të detyrueshme për automjetetMaqedoni · 5 ditë më parëNga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjeteMaqedoni · 5 ditë më parëAutomjete të bllokuara në borë në Kroaci, shumë kamionë pa pajisje dimëroreLajme · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme