Maqedoni

Strugë/ Statusi i 21 edukatoreve, i pa zgjidhur

Autori

Autori

Portali Tetova

September 7, 2024, 09:09

Kaos mbretëron në kopshtin e fëmijëve në Strugë. Institucioni ka më shumë se një muaj që është pa drejtor dhe për shkak të mungesës së edukatorëve dhe përkëdhelësve, nuk regjistrohen fëmijë. Për shkak të problemeve, asnjë nga punonjësit nuk është i gatshëm të qëndrojë në krye të kopshtit. Në objektin Flutura fëmijët mund të qëndrojnë vetëm deri në orën 12:00, ndërsa çerdhja është e mbyllur për shkak të mungesës së personelit. Në kopsht është kryer inspektim i jashtëzakonshëm nga inspektorët e njësisë së mbikëqyrjes inspektuese për mbrojtjen e fëmijëve pranë Ministrisë së Politikës Sociale. Është konstatuar se përkujdesen fëmijë me kapacitet të reduktuar dhe se kopshti nuk ka as ushtrues detyre e as drejtor që prej datës 30 korrik 2024.

“Ministria ka mbikëqyrur edhe punën e organeve të Komunës, gjegjësisht të kryetarit, obligim ligjor i të cilit është caktimi i ushtruesit të detyrës, përkatësisht emërimi i drejtorit të institucionit parashkollor dhe është udhëzuar që menjëherë të veprojë në përputhje me kompetencat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, sepse me këtë incident funksionimi aktual i institucionit parashkollor është i paaftë. Me faktin që nuk ka drejtor, nuk ka mundësi të punësohet staf në asnjë bazë”, thonë nga Strugë/ Statisi i 21 edukatoreve, i pa zgjidhur.

Nga atje nuk janë përgjigjur në pyetjen e Alsat se kur do t’u zgjidhet statusi i 21 kujdestarit dhe edukatori të cilët kanë vite që punojnë me kontratë pune për pagë prej vetëm 10 mijë denarësh. Në ndërkohë prindërit që protestuan para Komunës së Strugës të mërkurën po ia dalin siç dinë, disa i marrin fëmijët me vete në punë, të tjerë japin dorëheqje.

“E dimë që të gjitha dotacionet që vijnë, vijnë në llogari të komunës, pse nuk e kanë këtë problem qytetet tjera, për shembull Mitko Jançevi dhe Kavadari, pse të gjithë disi përpiqen t’i zgjidhin problemet para kohe. Këto protesta dhe këta njerëz nuk duhet të përdoren për konflikt mes komunës dhe ministrisë. Ky është me të vërtetë manipulim. Ne nuk besojmë në asgjë se problemi do të zgjidhet”, tha një prind.

Në takimin me prindërit dy ditë më parë, kryetari i komunës, Merko, tha se problemi duhet të zgjidhet nga Ministria e Politikës Sociale. Por nga atje thonë se akuzat e kryetarit nuk kanë pasur sukses dhe se ministria dhe ministri Limani mbeten të përkushtuar që të ofrojnë edukim dhe arsimim cilësor parashkollor, konform ligjeve.

“Është e qartë se përgjegjësinë ia hedhin tjetrit. Një gjë është ajo që ne e shohim si realitet, tjetër gjë është ajo që dëgjuam prej tij. Unë i bëra një pyetje, po sikur të gjithë prindërit që i çojnë fëmijët në punë, dhe aty nuk ka kush i ruan, vendosim të qëndrojmë në shtëpi për t’i ruajtur, çfarë do të ndodhë me gjithë ata njerëz që punojnë diku. Çfarë do të ndodhë me qytetin”, shtoi një prind.

Nëse nuk ka zgjidhje të shpejtë dhe të menjëhershme, hapi i radhës që paralajmërojnë prindërit është protesta para komunës së bashku me krevatet në të cilat flenë fëmijët e tyre në kopsht./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

Më shumë nga kategoria

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
gashi-apasiev
Gashi u dërgon deputetëve SMS në dy gjuhë, reagon LEVICA
mexhiti-iz
Mexhiti: Perandoria e bixhozit po shkatërrohet
Ageler_4-780x470
Ageler: Tri dekada ndihmë kushtoi gjysmë miliard dollarë
fetai
Ligji për gjuhët-Fetai: BDI nxiti tesionet, ranë në opozitë, po nxjerrin probleme
izet55-696x460
Mexhiti: Përkrahje të plotë për investimet në bizneset e gjelbra
billliii
Kasami: Manastiri gjithmonë në zemrën tonë, jo vetëm në nëntor!

DIASPORA