Kosove

Policia thotë se në Jarinë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare mbesin të mbyllura

Autori

Autori

Portali Tetova

September 7, 2024, 09:09

Qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinë mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të shtunën, një ditë pasi u bllokua pjesërisht nga disa shoqata serbe, sipas Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të mbesin të mbyllura.

Përfaqësues nga disa shoqata serbe i bllokuan të premten rrugët pranë tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë, Jarinë, Bërnjak dhe Merdare, duke mos i lejuar të kalonin udhëtarët me dokumente të Kosovës.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinë nuk ka bllokim të kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës qarkullimi në Jarinë thuhet se është i bllokuar për automjetet dhe kamionët me dokumente kosovare.

Autoritetet kosovare i mbyllën të premten në mbrëmje për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë – Bërnjak dhe Merdare.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të premten se këto dy pikëkalime janë mbyllur për pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po i “ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste” qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.

Ekipi i shërbimit të Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka parë persona të maskuar afër bllokadës të vendosur në pjesën serbe të kufirit në Bërnjak natën e së premtes.

Shoqatat serbe i vendosën këtu bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

Pikëkalimet e tjera kufitare mes dy vendeve, Dhei i Bardhë, Mutidovë dhe Muçibabë, janë të hapura./REL

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

Më shumë nga kategoria

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Distria-Krasniqi-1
Distria fantastike, fluturon në finale të “Paris 2024”
gashi-apasiev
Gashi u dërgon deputetëve SMS në dy gjuhë, reagon LEVICA
mexhiti-iz
Mexhiti: Perandoria e bixhozit po shkatërrohet
Ageler_4-780x470
Ageler: Tri dekada ndihmë kushtoi gjysmë miliard dollarë
fetai
Ligji për gjuhët-Fetai: BDI nxiti tesionet, ranë në opozitë, po nxjerrin probleme
izet55-696x460
Mexhiti: Përkrahje të plotë për investimet në bizneset e gjelbra
billliii
Kasami: Manastiri gjithmonë në zemrën tonë, jo vetëm në nëntor!

DIASPORA