Kosove

Policia thotë se në Jarinë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare mbesin të mbyllura

September 7, 2024, 09:09

Qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinë mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të shtunën, një ditë pasi u bllokua pjesërisht nga disa shoqata serbe, sipas Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të mbesin të mbyllura.

Përfaqësues nga disa shoqata serbe i bllokuan të premten rrugët pranë tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë, Jarinë, Bërnjak dhe Merdare, duke mos i lejuar të kalonin udhëtarët me dokumente të Kosovës.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinë nuk ka bllokim të kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës qarkullimi në Jarinë thuhet se është i bllokuar për automjetet dhe kamionët me dokumente kosovare.

Autoritetet kosovare i mbyllën të premten në mbrëmje për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë – Bërnjak dhe Merdare.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të premten se këto dy pikëkalime janë mbyllur për pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po i “ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste” qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.

Ekipi i shërbimit të Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka parë persona të maskuar afër bllokadës të vendosur në pjesën serbe të kufirit në Bërnjak natën e së premtes.

Shoqatat serbe i vendosën këtu bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

Pikëkalimet e tjera kufitare mes dy vendeve, Dhei i Bardhë, Mutidovë dhe Muçibabë, janë të hapura./REL

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler