Drejtoria Doganore ka parandaluar kontrabandën e 72 paketave me cigare që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t’i sjellë në Maqedoni pa i lajmëruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Vlera e përgjithshme e pakove të cigareve arrin në 167.588 denarë pas çka tatimit që personi ka dashur t’i shmangë janë 113.228 denarë, informojnë nga Drejtoria.
Nëpunësit doganorë zbuluan pakot e cigareve në kabinën e kamionit i cili drejtohej nga personi, cigaret ishin fshehur pas tapicerisë në zgavrën e fabrikës së destinuar për izolimin e kabinës.
Pakot me cigare janë konfiskuar, ndërsa kundër personit po udhëhiqet procedurë përkatëse.
Drejtoria Doganore në kuadër të kompetencave të saj kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale.
Më shumë për këtë
Çdo i dyti i rritur në Maqedoninë e Veriut pi duhan, shpenzon rreth 4.800 denarë në muaj për cigare!Maqedoni · 1 ditë më parë
Doganat e Maqedonisë konfiskuan 470 produkte kozmetike të padeklaruara, me vlerë rreth 149 mijë denarëMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











