Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit, përcjell tetova1
Gjatë vizitës së bashku me drejtorin e muzeut, Nuer Asllani, ministri Sulejmani ka diskutuar për projektet e ardhshme, si dhe për mundësitë e mbështetjes institucionale me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe promovimin e trashëgimisë së rëndësishme që ruan ky institucion.
Por, momenti që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i një të punësuare në muze e cila i tha ministrit se ai është i vetmi ministër që i ka vizituar pas aktiviteteve të Kongresit të Manastirit.
“Jeni i vetmi që na keni pyetur për hallet që kemi”, iu drejtua ajo ministrit Sulejmani.
Lexo edhe22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i Manastirit“Është detyra jonë”, u përgjigj ministri.
Një moment që nxori në pah rëndësinë e pranisë institucionale dhe të vëmendjes ndaj institucioneve që ruajnë historinë, gjuhën dhe identitetin shqiptar./tetova1.mk
Më shumë për këtë
Dita e Alfabetit, Rama vendos veten mes rilindasve të Kongresit të ManastiritShqiperi · 3 ditë më parë
“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të rinjtë e BDI-së protestojnë para Kushtetueses!Maqedoni · 3 ditë më parë
Bekim Sali: Në Ditën e Alfabetit promovuam projektin One Stop Shop në Qafë ThanëMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












