Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përmes një letre publike i kërkoi ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që provimi i jurisprudencës të mundësohet 100 për qind në gjuhën shqipe, transmeton Zyrtare.net
Azizi ka kritikuar Ahmetin duke i kujtuar se gjatë 22 viteve të qeverisjes së BDI-së, tetë ministra shqiptarë kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, por sipas tij, asnjëri prej tyre nuk e ka zgjidhur çështjen e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Me 8 ministra drejtësie nuk e bëre jurisprudencën shqip! A ka tradhti më të madhe se kjo z. Ahmeti?”, ka shkruar Azizi.
Ai ka përmendur emrat e tetë ish-ministrave shqiptarë të Drejtësisë: Ixhet Memeti, Ismail Dardishta, Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilen Saliji dhe Krenar Loga, duke theksuar se as gjatë periudhës kur BDI-ja kishte gjysmën e Qeverisë nuk u zgjidh kjo çështje.
Lexo edheNuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqipSipas Azizit, Ahmeti tani po përpiqet të paraqitet si mbrojtës i gjuhës shqipe për një çështje që, siç pretendon ai, nuk e zgjidhi gjatë 22 viteve në pushtet.
“Një njeriu normal do t’i vinte turp të paraqitej në publik për një çështje që nuk e zgjodhi për 22 vjet, me 8 ministra drejtësie”, ka deklaruar Azizi.
Në fund, deputeti i VLEN-it i ka kërkuar Ahmetit të tërhiqet nga kjo çështje, duke thënë se tani ka të tjerë që merren me zgjidhjen e saj.
Më shumë për këtë
Ahmeti me letër të hapur drejtuar ministrit të Drejtësisë, Jeton ShasivariMaqedoni · 5 orë më parë
Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqipMaqedoni · 2 ditë më parë
Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












