Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, duke kërkuar që Provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, kërkesa që ai vetë nuk ka mundur t’i realizojë gjatë 22 viteve qeverisje.

Ahmeti vlerësuaka se kjo çështje përbën test serioz për respektimin e ligjit dhe garantimin e barazisë së qytetarëve, duke theksuar se nuk ekziston asnjë paqartësi ligjore që mund të justifikojë mohimin e kësaj të drejte.

Por, reagimi i tij ka nxitur një valë kritikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale.

Shumë qytetarë ia kanë kujtuar Ahmetit se BDI-ja ka qenë për më shumë se dy dekada pjesë e pushtetit, ndërsa kjo çështje nuk është zgjidhur gjatë asaj periudhe.

Lexo edheAhmeti me letër të hapur drejtuar ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari

“20 vite në kohën e këtij, provimi është dhënë në gjuhën maqedonase. Aq i dobët ka qenë saqë një ligj nuk ka mundur ta sjellë si duhet. Dështak”, shkruan një komentues.

Një tjetër komentues ka kritikuar ish funksionarët dhe ministrat e Drejtësisë që kanë qenë pjesë e qeverisjeve të kaluara:

“22 vjet, pesë ministra të Drejtësisë, edhe ai ministri kukull Blerim Bexheti, e ju tash keni mbetur të flisni me letra të hapura. Na keni lodhur bre, koha është të shkoni në pension”.

Kështu, kërkesa e Ahmetit për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore ka rikthyer në vëmendje edhe një pyetje që po shtrohet nga qytetarët: pse kjo çështje nuk u zgjidh gjatë 22 viteve kur BDI-ja ishte në pushtet?!

Më shumë për këtë

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!Maqedoni · 1 javë më parëKandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëmMaqedoni · 7 ditë më parëKomisioni i Venecias zbarkon në Shkup, në tryezë provimi i jurisprudencës në shqipMaqedoni · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme