Maqedoni

Tenderët e dyshimtë – Detaje tjera rreth keqpërdorimeve në Lotarinë Shtetërore

Autori

Autori

Portali Tetova

September 21, 2024, 12:09

Përveç blerjes së papritur të terminaleve, që janë paguar me çmim dyfish më të lartë, në lotarinë shtetërore ekzistojnë dyshime edhe për prokurime dhe tenderë të tjerë të dyshimtë, shkruan Alsat.

Drejtori i këtij institucioni, Aleksandar Klimovski thotë për ALSAT se organet e zbatimit të ligjit, i kanë marrë të gjitha dokumentet dhe ato janë vendosur tashmë nën llupën e hetimit.

“Përveç këtij prokurimi ka edhe prokurime të tjera të materialit harxhues, prokurime që kanë të bëjnë me shtëpi të caktuara marketingu dhe kështu me rradhë, ka edhe tenderë të tjerë pasi organet e zbatimit të ligjit, me urdhër të prokurorit publik, erdhën dhe e tërhoqën të gjithë dokumentacionin. Bëhet fjalë për prokurime që janë nën syrin e hetimit dhe me siguri do të ketë epilog të caktuar”, tha Aleksandar Klimovski, Drejtor i Lotarisë Shtetërore.

Udhëheqësia e re e Lotarisë shtetërore ka kërkuar nga Enti Shtetëror për Revizion që të dërgojnë ekip për të kryer revizion për vitet 2022 deri në vitin 2025.

“Ne dërguam kërkesë te Enti Shtetëror për Revizion, që në përputhshmëri me mundësitë dhe kapacitetet e tyre të bëjnë këtu verifikim të dokumenteve të caktuara nga puna financiare materiale. Shpresoj se revizioni shtetëror do të dërgojë revizorë këtu që ti shohin dokumentet e caktuara, dhe të kontrollojnë nëse ka pasur apo jo parregullsi, nga aspekti i tyre .. Në vitin 2025, për 2022, 2023, 2024”, u shpreh Aleksandar Klimovski, Drejtor i Lotarisë Shtetërore.

Klimovski tha se përmes sistematizimit të ri, do të rishikohen edhe punësimet në lotarinë shtetërore. Për një muaj e gjysmë, që kur erdhi udhëheqësia e re, është bërë edhe shkurtimi i kontratave në vepër.

Prej gjithësej 70 punonjësve të kësaj kategorie, për 35 punonjës janë ndërprerë kontratat. Drejtori tha se është konstatuar se për disa prej tyre nuk kishte nevojë, ndërsa disa të tjerë nuk vinin aspak në punë./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
IMG_1479
Mexhiti: Nuk u destabilizua as shteti as qeveria, por Fronti Evropian, ky është fillimi i fundit të tyre!
IMG_1473
BDI: Ekonomia e vendit po shkon drejt fundosjes
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1465
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
IMG_1464
Mickoski: Çmime më të lira në vjeshtë
IMG_1463
I plagosuri në Çair ka treguar personin që ka shtënë me armë zjarri ndaj tij, MPB me detaje të reja

DIASPORA