Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AHV), pas dyshimeve për helmimin e disa qenve në lagjen Butel të Shkupit.
Sipas shoqatës, disa qen, që dyshohet se i përkasin të njëjtës pjellë, janë gjetur të ngordhur pranë njëri-tjetrit në një hapësirë publike. Nga “Anima Mundi” thonë se dyshohet që kafshët janë helmuar, ndërsa për këtë rast kanë publikuar edhe një video në Facebook.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












