Maqedoni

Pagat e mësimdhënësve do të rriten për 12%? Janevska: Jemi në fazë të diskutimit

Autori

Autori

Portali Tetova

October 1, 2024, 11:10

Në fazë të diskutimit janë bisedimet për paga më të larta të mësimdhënësve ndërmjet Sindikatës për arsim dhe shkencë (SASH) dhe kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrat në Qeveri, të cilat filluan dje, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, e cila mori pjesë në orën e parë akademike të Universitetit “Goce Dellçev”.

“Detajet janë ende në fazë të diskutimit dhe finalizimit. Do të thotë është diskutuar për mundësitë e ardhshme, është diskutuar për metodologjinë, është diskutuar për nevojat e mësimdhënësve, për mundësitë e shtetit dhe vazhdojmë të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për kënaqësinë e përgjithshme të të gjithëve”, thotë Janevska.

E pyetur nëse është dakorduar për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 12 për qind, Janevska u përgjigj se ende është duke u diskutuar.

Lidhur me rritjen e shujtës studentore, ministrja resor Janevska theksoi se sa do të rritet paga do të varet nga mjetet buxhetore për vitin e ardhshëm.

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm 2025 parashikojmë rritje të shujtës studentore. Ju e dini se në rindërtim janë dy shtëpi studentore në Shkup. Por parashikohet rindërtimi shumëvjeçar i shumë shtëpive studentore në të gjithë vendin. Vëllimi i bursave është rritur dhe ne kemi plotësuar kërkesat e studentëve. Kemi ndryshuar disa rregullore, dhe kjo është për ata që kanë përfunduar me 180 kredite, të mund të aplikojnë për studime pasuniversitare, kemi ndryshuar Rregulloren për ata që duan të studiojnë në Akademinë Pedagogjike. Pra, çdo gjë që mund të arrijmë si shtet dhe si ministri, e bëjmë menjëherë”, thotë Janevska.

Ajo theksoi se mbetet të diskutohet edhe për Ligjin, pastaj për standardin studentor dhe kërkesa tjera që kanë studentët.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë

Më shumë nga kategoria

IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
IMG_0866
Irani nis sulm me raketa kundër Izraelit
IMG_0861
Seancat gjyqësore do të incizohen me pamje dhe zë / Dameva: Një nga hapat për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0857
Zana Avdiu i del në mbështetje Armend Rexhepagiqit: Jo çdo kush don fëmijë
IMG_0856
Shkollat në Strugë me drejtorë të paligjshëm, seancë gjyqësore për emërimet e Merkos
IMG_0855
“Anka 3” i shpëton radarëve! Turqia teston superavionin

DIASPORA