Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Qehaja diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin europian, Marrëveshjen e Ohrit dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Prishtinës.

Z. Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në vazhdën e vendimeve që rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe cënojnë Marrëveshjen e Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Z. Ahmeti gjithashtu u shpreh i brengosur për distancimin e vendit nga integrimi europian dhe nga vlerat europiane dhe partneriteti ne SHBA-të.

Lexo edheMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptare

Kryetari Ahmeti siguroi Ambasadorin e Kosovës që BDI do të vijojë të jetë tërësisht e angazhuar për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe insiston në përshpejtim të procesit dhe zbatimit të obligimeve tona si shtet, në veçanti ndryshimet kushtetuese.

Në takim u diskutua për nevojën e zbatimit të kontrollit të përbashkët kufitar me Kosovën, proces ky i rrumbullakësuar administrativisht tashmë, në mënyrë që të evitohen rradhët e gjata në kufi dhe të lehtësohet lëvizja e njerëzve dhe mallrave.

Gjithashtu, dy kilometrat e para të autostradës nga Kosova drejt Shkupit janë përfunduar tërësisht dhe duhet të vihen në përdorim, ndërsa 10 kilometërshi vijues nuk duhet të pengohet dhe të përzgjidhet realizuesi i punimeve pa vonesa politike.

Ali Ahmeti nënvizoi që pajtimi i madh shqiptaro – serb duhet të arrihet nëpërmjet të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe kjo do të mundëson rajon stabil, të sigurt, në paqë dhe me perspektivë europiane.

Më shumë për këtë

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët joMaqedoni · 1 javë më parëBilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonalMaqedoni · 4 ditë më parëKasami dhe Mexhiti takohen me kryeministrin Edi Rama, diskutojnë për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeveMaqedoni · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme