Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka gjetur vdekjen.

Siç mëson Gazeta Prishtina, bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili sipas miqve ka qenë i apasionuar pas motoçikletave.

Murati me profesion ka qenë mjek. Lajmi për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se ishte një vetaksident me motor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë, është shkaktuar një vetëaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Më shumë për këtë

Dy mërgimtarë humbën jetën tragjikisht në një aksident në GjermaniLajme · 1 javë më parë132 persona humbën jetën në një vit, Maqedonia shënon Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në TrafikMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme