LSDM është e gatshme për zgjedhje. Kështu ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke shtuar se kërkesa për zgjedhje që erdhi fillimisht nga VMRO-ja dhe BDI-ja, duhet të jetë mesazh për VLEN-in dhe ZNAM-in.
“Ky, në një mënyrë flirtim me BDI-në, do të thosha se para se gjithash është mesazh për VLEN-in dhe për ZNAM-in, që shihet se kanë rol margjinalizues dhe mbështetje të përgjysmuar.
Sa i përket LSDM-së, ne jemi të gatshëm për çfarëdo zgjedhje nga sot e tutje, dhe në çdo cikël të zgjedhjeve, do të marrim pjesë shumë më të organizuar dhe me më shumë sukses”, deklaroi Filipçe.