Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Albin Kurti këndon bashkë me Shkurte Fejzën: Jemi rritur me këngët tuaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar këngëtaren e njohur, Shkurte Fejza, në përvjetorin e 63-të të lindjes së saj. Kurti shkoi në Suharekë, ku bashkë me këngëtaren vizituan Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Në videon e publikuar, Kurti shihet teksa ia merr këngës, duke i kënduar disi me gjysmë zëri e me ndrojtje disa vargje të këngës tashmë emblematike “Mora Fjalë”, që i kushtohet kryeheroit të luftës Adem Jasharit, themelues i UÇK-së.

Kurti ka treguar edhe çfarë foli me këngëtaren Fejza.

“Me Shkurten folëm për shumë tema të aktualitetit tonë, por mbi të gjitha për domosdoshmërinë e promovimit sa më të madh të kulturës sonë kombëtare” – ka shkruar Kurti.

Më shumë për këtë

Kurti takohet me Magyarin, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–HungariLajme · 2 javë më parëKëngëtarja e njohur Miranda Hashani dhe Mentor Miftari janë ndarëShowbiz · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme