Uncategorized

Filipçe: Një fillim i ri, një luftë dhe shpresë e re për të rikthyer besimin e qytetarëve!

Autori

Autori

Portali Tetova

November 24, 2024, 05:11

Për dallim nga nisja e pasuksesshme e Kongresit të 30-të më 9 Qershor të këtij viti, I cili u ndërpre për shkak të numrit të pamjaftueshëm të delegaëve, në Kongresin e të dielës së LSDM-së të pranishëm janë mbi 85% e delegatëve respektivisht 536 nga gjithsej 626 delegatët.

Ky Kongres paraqet kthesë në veprimin opozitar – tha në fillim të Kongresit lideri socialdemokrat Venko Filipçe, duke u zotuar se partinë do ta kthejë aty ku e ka vendin – në shtigjet e fitoreve.

“Na pret shumë punë. Pajtohem me shumicën e kritikave dhe ato duhet të na udhëheqin në të ardhmen. LSDM-ja nuk do të heq dorë, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Kjo parti nuk është pronë e askujt. Humbja nuk është fundi, është shansi I ri për fillim të ri. Të gjithë jemi fajtorë dhe përballemi me sfidën për të kthyer besimin e qytetarëve” – tha Filipçe.

Filipçe në fjalimin e tij vlerësoi se të gjithë duhet ta pranojnë fajin për rezultatet në zgjedhjet e fundit, por se LSDM-ja ka pranuar sfidën që ta kthejë besimin e qytetarëve.

“Shkaqet për këtë situatë janë shumështresore. Për shkak të cështjeve të mëdha kombëtare sikurse anëtarësimi fuqiplotë në NATO, përpjekjet për nisje të negociatave për anëtarësim fuqiplotë në BE, zgjidhjen e cështjeve të hapura me fqinjtë, Qeveritë tona lanë pasdore efikasitetin për të siguruar shërbime për funksionet në aparatin shtetëror. Është e drejtë përshtypja se BE dhe NATO nuk vijnë brenda natës, por qytetarët duan shtet funksional që jep rezultate konkrete. Jo për 10 apo 5 vite, port ani menjëherë” – tha Venko Filipçe.

Filipçe rikujtoi se dy paraardhësit e tij, Zoran Zaevi dhe Dimitar Kovaçevski sakrifikuan karrierat e tyre politike, me qëllim që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO dhe të nisin negociatat me BE-në. Por, ai u shpreh me tone kritike për raportet me partnerët e koalicionit në Qeveri.

“S`duhet ta lëmë pasdore përshtypjen e opinionit se ishim servil ndaj partnerëve të koalicionit. Ata keqpërdorën kapacitetin tonë demokratik, zemërgjerësinë dhe përkushtimin për inkluzivitet të sinqertë në punën e të gjitha niveleve qeveritare. Nga kjo përvojë duhet të marrim mësime. Asnjëherë LSDM-ja nuk guxon të jetë në pozitë nënçmuese ose në dëm të rejtingut personal për t`i mbajtur koalicionet politike” – tha Filipçe.

LSDM-ja, para nisjes së Kongresit të 30-të, mbajti vazhdimin e Kongresit të 29-të partiak që ishte ndërprerë më 9 Qershor.

Në Kongresin e 29-të u votua mosbesimi për Këshillin Qendror dhe Mbikqyrës, kurse u konstatua edhe dorëheqja e Nënkryetares, Sanja Lukarevska.

Gjithashtu u miratua edhe raporti për mosuksesin e partisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën këtë vit.

Kongresi I 29-të miratoi vendimin për ndryshimin e Statutit të partisë në pjesën që ka të bëjë me zgjedhjen e Zv/Kryetarit partiak. Sipas ndryshimeve, vendoset barazia gjinore në dy funksionet më të larta partiake respektivisht Kryetari dhe zëvendësi të jenë të gjinisë së ndryshme.

Me këto vendime LSDM-ja përmbylli Kongresin e 29-të dhe nisi mbajtjen e atij të 30-të ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të organeve partiake – Këshillit Qendror, Këshillit Mbikqyrës, Sekretarit të Përgjithshëm dhe dy sekretarëve organizativ.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe

Më shumë nga kategoria

IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_3766
Filipçe: Një fillim i ri, një luftë dhe shpresë e re për të rikthyer besimin e qytetarëve!
IMG_3773
MPB: Është rritur numri i mashtrimeve me kriptovaluta
IMG_3771
Agron Demiri bëhet anëtar i Kuvendit Qendror të LSDM-së
IMG_3768
Fani Karanfilova Panoska është zgjedhur zëvendëspresidentja e re e LSDM-së
Woman poking man in stomach, mid section
Personi më i shëndoshë në Maqedoni peshon 210 kilogramë
IMG_3754
Për dy vjet, më shumë se 1000 qytetarë kanë marrë nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut