Maqedoni

Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që rryma të mos shtrenjtohet

Autori

Autori

Portali Tetova

November 25, 2024, 01:11

Do të luftojmë deri në fund që pas 1 janarit të mos ketë rritje as 3 për qind të energjisë elektrike në tregun rregullator. Maksimumi që mund të ndodhë është të ketë rritje të çmimit prej 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt, ndërsa në bllokun e parë dhe të dytë ku është numri më i madh i konsumatorëve të mos ketë fare rritje, ka thënë sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Për ne është më lehtë të rrisim çmimin dhe qytetarët të marrin fatura që do të jenë 20-30 për qind më të larta se ato që kanë pasur deri tani. Kjo është më e lehtë dhe tani ne jemi fajtorë që nuk i kemi ngritur faturat. Këtë nuk mund ta kuptoj si porosi nga ana e opozitës, ndërsa nuk i ngritim, sepse po angazhohemi për të stabilizuar situatën në energjetikë. Nëse veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme dhe nuk luftojmë dhe i rrisim faturat 20-30 për qind, gjithçka do të bëhet më shtrenjtë. Paramendoni se çfarë do të ndodhë, çfarë tronditje do të jetë kjo në aspektin e inflacionit”, deklaroi Mickoski.

Ne po luftojmë në mënyrë vazhdueshme, sepse siç tha, “atë që kemi trashëguar në SHA EMV është një situatë apokaliptike”.

“Me sa jam i informuar edhe policia financiare dhe MPB dhe institucione tjera po merren me atë që është bërë shumë vite më parë dhe shumë shpejt nga sot do të dilet me informacion të qartë”, ka thënë Mickoski.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së

Më shumë nga kategoria

IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_3954
Rrahje në Ndihmën e Shpejtë në Maqedoni!
IMG_3952
Kompletohet Komisioni për falje në Presidencë – prej 7 anëtarëve, 2 shqiptarë
IMG_3949
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së, cënon marrëdhëniet Shkup-Prishtinë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
hysniu
Padi penale kundër ish-ministrit Ismaili, dëmtoi buxhetin për gjysëm milion euro
IMG_3930
Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që rryma të mos shtrenjtohet