Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, dje në Abu Dabi nënshkruan memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shteteve, shkruan TV21. Nga MPB njoftojnë se ministri Toshkovski gjithashtu ka kërkuar që të hiqen vizat për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në EBA.

“Me dëshirën për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet përkatëse kompetente të të dy vendeve gjatë një vizite apo qëndrimi në territorin e njërit apo tjetrit shtet, ata nuk do të kenë më nevojë të ndërrojnë patentë shoferin e tyre. Kjo do të thotë se të dyja palët lirojnë aplikantët që kërkojnë zëvendësimin e patentës së shoferit, nga testet teorike dhe praktike dhe nevoja për të kaluar provim në vendin tjetër në kategoritë A, B dhe BE”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tv21.tv

Më shumë për këtë

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjesMaqedoni · 1 javë më parëShtetasi shqiptar paraqet patentë shoferi të falsifikuar italiane në vendkalimin kufitar TabanocMaqedoni · 2 javë më parëTurqia dhe Katari nënshkruajnë 5 marrëveshje, përfshirë një pakt të mbrojtjes së ndërsjellëLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme