Bota

Agresioni rus, analiza e DW: A do të luftojnë ushtarë nga Jemeni në Ukrainë?

Autori

Autori

Portali Tetova

November 27, 2024, 08:11

Sipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe ushtarë nga Jemeni në luftën në Ukrainë.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk mendon se rreziku i një “lufte globale” është “serioz dhe real”.
Në luftën e saj agresore kundër Ukrainës, Rusia po përdor jo vetëm dronë luftarakë nga Kina dhe Irani, por edhe raketa balistike nga Pheniani. Rusia ka angazhuar edhe ushtarë nga Koreja e Veriutdhe së shpejti në luftë mund të marrin pjesë edhe ushtarë nga Jemeni. Sipas “Financial Times” milicia islamike Huthi po rekruton mercenarë për të shërbyer në ushtrinë ruse. Fjala është për disa qindra mercenarë jemenas që janë dërguar në Rusi përmes një sistemi të dyshimtë “trafikimi qeniesh njerëzore”.

Duke cituar persona të prekur, gazeta shkruan se disa prej meshkujve i kishin joshur në Jemen me perspektivën për punë në Rusi dhe për marrjen e nënshtetësisë ruse. Në momentin që kishin mbërritur në Rusi, ata i kishin rekrutuan me forcë në forcat e armatosura ruse dhe i kishin dërguar menjëherë në front në Ukrainë.

Rekrutimi nga një politikan Huthi

Rekrutimi në Jemen kryhet nga një kompani e themeluar nga një politikan i shquar huthi. Gazeta “Financial Times” ka në dispozicion një kontratë rekrutimi nga e cila merret vesh se meshkuj jemenas janë rekrutuar për ushtrinë ruse që nga muaji korrik. Milicia Huthi e mbështetur nga Irani ka sulmuar vazhdimisht cisternat perëndimore në zona të tilla si Gjiri i Adenit që prej fillimit të luftës në Lindjen e Mesme rreth një vit më parë.

Paralajmërim për një “luftë globale”

Nëse këto lajme janë të vërteta, “kjo është jashtëzakonisht shqetësuese”, thotë Ministria e Jashtme në Berlin. Rreziku i një “lufte globale” është “serioz dhe real”, paralajmëron kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Po a ekziston rreziku i ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të luftës?

Apo mos vallë ky është tashmë një realitet? Valeriy Zalushnyi, ish-kreu i forcave të armatosura të Ukrainës, tani ambasadori i Ukrainës në Britaninë e Madhe, thotë se beson se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar – sepse në konflikt janë përfshirë prej kohësh shumë vende.

Ajo që duket e qartë është se sipas vlerësimeve të fundit, Rusia ka humbur tashmë 700,000 ushtarë, për shkak se janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse rreth 12,000 ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët sundimtari Kim Jong Un i dërgoi në Rusi, po luftojnë aktualisht, sidomos në rajonin e Kurskut.

Rusia ka probleme të mëdha me burimet

Në një intervistë për DW, Roderich Kiesewetter, ekspert për politikën e jashtme në grupin parlamentar të partisë CDU, tha se ky lajm nuk e habit, sepse “Rusia ka pasur probleme të mëdha me burimet prej disa kohësh, si në aspektin material në fusha të caktuara dhe atë njerëzor. Rusisë i duhet tani të paguajë shuma të larta parash për të mobilizuar ushtarët rusë dhe po josh tani ushtarë me falje borxhesh.”

Presidenti Putin ka kohë që ka punuar ngushtë me grupin terrorist islamik Hamas ose me milicët huthi, të cilat që të dyja mbështeten nga Irani: “Prandaj nuk është për t’u habitur që tani po rekrutohen ushtarë nga Jemeni. Thuhet se nuk janë terroristë Huthi, por shtetas nga Jemeni që i joshin në Rusi me premtime të rreme dhe më pas i rekrutojnë praktikisht me forcë.”
/DW

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas

Më shumë nga kategoria

IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
IMG_4243
Autobusët privatë në Shkup do ta ndërpresin qarkullimin
IMG_4242
Si në filma horror – Konvikti studentor “Pellagonia” nuk ofron as kushte elementare
IMG_4240
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Лучшие Онлайн Казино 2024 С Бонусами: Рейтинг
IMG_4238
Aktivitete të shumta për 28 Nëntorin, Pollogu vishet kuq e zi
IMG_4219
Durmishi: 2000 denarë rritje të pagës minimale nga marsi i vitit të ardhshëm