Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë publikuar rezultatet nga testimi i fundit ndërkombëtar TIMMS, që u realizua në vitin 2023 për herë të pestë në RMV. Janë testuar nxënësit e klasës së katërt, në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe dhe për herë të parë në mënyrë elektronike.
Nga MASH thonë se në matematikë nga 58 vende, nxënësit e RMV-së janë në vendin e 44-të, ndërsa në shkenca natyrore tre vende më poshtë, gjegjësisht në vendin e 47-të.
Nga ministria thonë se edhe ky studim krahasues ndërkombëtar tregoi se sistemi edukativo-arsimor i RMV-së ka nevojë për ndryshime të mëdha, në mënyrë që nxënësit të përmirësojnë njohuritë e tyre.
“Prandaj, veprojmë në të gjitha segmentet e arsimit, duke filluar nga arsimi fillor gradualisht dhe në konsultim me të gjitha palët e interesuara. Kemi paralajmëruar dhe në një numër të madh të shkollave po realizojmë qëndrimin e zgjatur në shkollë, si mundësi për më shumë aktivitete mësimore dhe jashtë mësimore përvetësim më të mirë të materialit, përvetësim të aftësive të reja, zhvillim interesash”.
Lexo edheAndonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026“Nëpërmjet procesit të optimizimit, ndërtojmë rrjet efiçent shkollor që do të çojë në suksesin më të mirë të nxënësve me përdorimin racional të burimeve. Po reformojmë arsimin e mesëm -gjimnaz , po zgjerojmë konceptin e arsimit dual si dhe po zhvillojmë qendra të reja rajonale për arsim profesional dhe trajnim. Mësimdhënësit vazhdojnë me trajnime serioze, sepse ata janë themeli i të gjithë sistemit edukativo-arsimor”.
“Përmirësimi i rezultateve të shtetit në testimet ndërkombëtare do të vijë vetëm si rezultat i përmirësimi real të cilësisë i të gjithë sistemit edukativo-arsimor dhe jemi duke punuar vazhdimisht për këtë”, thonë nga MASH.
TIMSS (Trends International Mathematics and Science Study) është studim ndërkombëtar në të cilin maten arritjet e nxënësve në matematikë dhe në grupin e lëndëve natyrore (shkenca natyrore, fizikë, kimi, biologji), si dhe faktorët të cilët ndikojnë në ato arritje.
Në nivel ndërkombëtar, Singapori mban vendin e parë në matematikë poashtu edhe nëshkencë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











