Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Autostradat pa pikapagesë – do të paguhet sipas kilometrave të përshkuar

Autostradat pa pikapagesë – do të paguhet sipas kilometrave të përshkuar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, paralajmëroi sistem të ri digjital për pagesën e autostradave, sipas kilometrave të përshkuar, duke e cilësuar si më të drejtë se modeli aktual.

“ Nuk flasim për sistem të hapur apo të mbyllur të pikave të pagesës. Në autostradë nuk do të ketë fare pika pagese, ndërsa shfrytëzimi do të paguhet sipas kilometrave të përshkuar, që është shumë më i drejtë se sistemi që kemi tani”, deklaroi Nikolloski në konferencën e AmCham për transformimin digjital, në Shkup.

Sistemi i parë pritet të aplikohet në autostradën Ohër–Kërçovë.

Sipas Nikolloskit, zbatimi i sistemit është planifikuar pas përfundimit të ndërtimit të autostradës Ohër–Kërçovë, që pritet deri në fund të majit 2027.

Ai paralajmëroi edhe vendosjen e sistemeve inteligjente të transportit në Korridorin 10, në segmentin Tabanoc–Gevgeli, me zbatim të pritshëm në fund të vitit 2027 ose në fillim të vitit 2028.

Në kuadër të strategjisë “Smart Maqedonia 2030”, Qeveria po punon edhe në ndërtimin e qendrës së parë kombëtare të të dhënave dhe krijimin e sistemit nacional digjital me një sportel.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme