Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku ka zhvilluar disa takime.
Në mesin e tyre ishte edhe ai i ditës së djeshme me Zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm të këtij vendi, Lartësinë e Tij, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.
Por, këtu u regjistrua një skandal.
Flamuri i Republikës së Kosovës, prapa ministrit Sveçla, është vendosur mbrapsht. (shih këtu dhe këtu)
Këtë si duket nuk e ka vënë re fare delegacioni i Kosovës, e aq më pak mikpritësi, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë, nga ky takim u arrit marrëveshja e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Klankosova.tv ka kontaktuar me institucionet e vendit, me MPJ-në e EBA-së, sikurse edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në këtë vend, Xhabir Hamiti.
Deri në momentin e raportimit, nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje.