Vendimi i Donald Trump për të ndërprerë vendimin e ndihmës ushtarake është përshkruar si “katastrofik” nga një deputet ukrainas, i cili thotë për Sky Neës “mijëra njerëz do të vdesin”.
“E kuptoj që kemi një krizë në marrëdhëniet tani pas takimit të së premtes në Zyrën Ovale, por thjesht dua t’i kërkoj Donald Trump të rishqyrtojë vendimin… ndoshta thjesht të na japë pak kohë për të dalë nga kjo sepse kjo është katastrofike për ne,” i tha Oleksiy Goncharenko pë Sky News.
Ai vazhdoi duke thënë se vendimi i Trump do të “trimërojë” Putinin, duke e bërë ndarjen edhe më të madhe.
Në një mesazh për Volodymyr Zelenskyn, Goncharenko i bëri thirrje presidentit ukrainas të bëjë “çdo gjë që mundet për të dalë nga kjo” dhe tha “ai duhet të shkojë dhe t’i kërkojë falje” Trump.
“Ne duhet ta shërojmë këtë ndarje, duhet të punojmë së bashku me Amerikën, duhet të jemi bashkë”, tha ai.
Më shumë për këtë
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe UkrainësLajme · 2 ditë më parë
Ekspertët amerikanë: Tërheqja e 600 ushtarëve nga Kosova do t’i dhuronte Rusisë fitore strategjikeLajme · 3 ditë më parë
Trump: Putini dëshiron t’i japë fund luftës në UkrainëLajme · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











