Maqedoni

Llojan, deponia e arsenit dhe mineraleve të rrezikshme “bombë” ekologjike

March 9, 2025, 03:03

Ndonëse për vite me radhë premtohet pastrimi i minierës së arsenit dhe mineraleve të rrezikshme mes fshatit Llojan dhe Vaksincë, ende nuk ka asnjë veprim. Kjo tokë, paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të kësaj zone, veçanërisht për fëmijët pasi shkolla fillore e dy fshatrave është në largësi prej vetëm 100 metrave.

Banorët e komunës së Likovës, konkretisht fshatrave Llojan dhe Vaksincë çdo ditë janë viktimë e një katastrofe ekologjike. Toka që shihni prapa meje është e stërmbushur me arsen dhe metale të rënda, komponenta këto kancerogjene të cilat dëmtojnë ujin për pije, tokat pjellore por edhe ajrin.
Banorët e Llojanit tregojnë për rrezikun me të cilin përballen.

“Lëre se toka por edhe shkolla është aty, fëmijët janë aty, uji, shtëpi ka aty. Ajo është shumë pengesë e madhe por deri tash”, tha një banor i Llojanit.

A keni pasur pasoja deri tani, ju ose ndonjë familjar?

“Pasoja, kush i ka arat afër aty, prej asaj nuk bëhet asgjë bereqeti. Edhe nxënësit kanë problem, është shumë afër”, tha një tjetër banor.

“Dëm ndoshta kështu nuk sjellë por është arsen, është helm. Ashtu ka mbetur dhe do të mbetet përsëri”, tha një tjetër banor.
Nuk besoni se do të hiqet?
“Jo jo ska shansa”, shtoi ai.

Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi, për Alsat thotë se si komunë disa herë kanë kërkuar pastrimin, si nga pushteti i kaluar ashtu edhe nga pushteti aktual, por nuk është ndërmarrë asgjë.

“Më herët është lidhur një kontratë për pastrimin e mbetjeve të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Ministria e Ekonomisë e ka ndërprerë kontratën dhe përsëri është bërë shpallja për koncesioner të ri dhe nuk kemi informacione ende nga ministri i ri deri ku është procedura që një herë e përgjithmonë të mbyllet kjo deponi të them”, tha Erkan Arifi – Kryetar i Komunës së Likovës.

Dhënien me koncesion më herët nga ministria e Ekonomisë e konfirmoi edhe këshilltarja shtetërore pranë Ministrisë së Mjedisit, Lendita Dika. Sipas saj, koncesioneri ishte tërhequr për shkak periudhës së krizës energjetike dhe Covid 19.

“Sigurisht që ministria jonë do i rishikon të gjitha mundësitë që hot-spoti në Llojan që është shumë i rëndësishëm për t’u sanuar, do sheh mundësitë përmes donatorëve dhe me kontribut të brendshëm ashtu siç është shembulli me OHIS-in ku është formuar një fond multi partner, ministria me Qeverinë merr pjesë në këtë fond, me donatorë të jashtëm dhe hap pas hapi realizohet, sigurisht do e aplikojmë të njëjtën mënyrë për rehabilitimin e kësaj zone”, tha Lendita Dika – MMJPH.

Miniera e arsenit thuhet se me eksploatimin e xeheve të kromit, antimonit i cili është i bashkuar si komponent me arsenin ka filluar të funksionojë nga viti 1929 dhe ka punuar deri në vitin 1979. Që atëherë, kjo deponi është lënë në gjendjen siç është tani. Arseni si element toksik, është ndër elementet më kancerogjene në botë./Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare

Më shumë nga kategoria

IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_8098
BDI në panik: Blerim Bexheti i del kundër Ali Ahmetit për bojkotin e zgjedhjeve
BDI-VLEN1
VLEN: BDI në panik, Blerim Bexheti i del kundër Ali Ahmetit për bojkotin e zgjedhjeve
IMG_8166
Llojan, deponia e arsenit dhe mineraleve të rrezikshme "bombë" ekologjike
IMG_8164
Elon Musk propozon daljen e SHBA nga NATO? Miliarderi: S’ka kuptim të paguajmë për mbrojtjen e Europës
IMG_8162
300 vjet që bluan, mulliri i Xhaferrit në Zajaz ende funksional
IMG_1173
Sistemi i “Safe city” thuajse është gati, priten ndryshime ligjore