Zv/kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, në një konferencë për shtyp njoftoi se po kryhen kontrolle të gjitha licencave të lëshuara sipas Ligjit për ndërtimin dhe Ligjit për planifikimin urbanistik. Gjatë kontrolleve të deritanishme, është konstatuar se nga më shumë se 1.100 licenca të lëshuara, janë kontrolluar 643 deri në këtë moment.
Për 97 licenca është konstatuar se pas lëshimit të tyre, personat juridikë kanë ndaluar së plotësuari kushtet ligjore mbi të cilat ato janë lëshuar, dhe për këtë arsye do të merren vendime për heqjen e licencave. Në numra, kjo do të thotë:
• 13 persona juridikë kanë humbur licencën A për ndërtues të objekteve nga kategoria e parë,
• 34 persona juridikë kanë humbur licencën B për ndërtues të objekteve nga kategoria e dytë,
• 2 persona juridikë kanë humbur licencën A për mbikëqyrje të ndërtimit të objekteve nga kategoria e parë,
• 6 persona juridikë kanë humbur licencën B për mbikëqyrje të ndërtimit të objekteve nga kategoria e dytë,
• 3 persona juridikë kanë humbur licencën A për projektim të objekteve nga kategoria e parë,
• 20 persona juridikë kanë humbur licencën B për projektim të objekteve nga kategoria e dytë,
• 2 persona juridikë kanë humbur licencën B për revizion të dokumentacionit projektues të objekteve nga kategoria e dytë,
• 1 person juridik ka humbur licencën për menaxher të mirëmbajtjes së objekteve nga kategoria e parë dhe e dytë,
• 16 persona juridikë kanë humbur licencën për hartimin e planeve urbanistikë, njoftoi ministri Nikoloski.
Gjithashtu, Nikoloski njoftoi edhe ndryshime ligjore që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve në procesin e licencimit.