Ndërkohë VLEN e cilëson si të rëndësishëm sistemin “One Stop Shop” me Kosovën si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset. Vlen thotë se për nëntë muaj e bënë atë që nuk ishte bërë për dy dekada. “Sistemi i lëvizjes në pikën kufitare, Bllacë- Hani Elezit është nevojë e kamotshme për qytetarët e të dyja vendeve por që tani më është realitet. Ky sistem krijon lehtësi për qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe biznesit të dyja vendeve. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e përafrimit të të dy shteteve fqinje dhe mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës” thekson VLEN.
Sipas VLEN-it Bllaca është një nga pikat kufitare më të frekuentuara në vend, ku çdo vit kalojnë mbi 4 milionë pasagjerë. Me këtë mënyrë të re menaxhimi, pritet të rritet efikasiteti dhe të përforcohen lidhjet ndërshtetërore. /alsat.mk