Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se ndryshimin askush nuk e ndal dot, ndonëse është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, por është jashtëzakonshëm në fund. Mexhiti tha se, ndryshimi nuk ndalet nga oportunistët e demagogët që refuzojnë të ndryshojnë, por as nga politikanët e varur e oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën. Ai tutje tha se, ndryshimi po vazhdon pasi është thirrja e popullit.
“Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund.
Por askush s’e ndal dot.
As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë.
Lexo edheBilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonalAs politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën.
Sepse ndryshimi është thirrja e popullit.
Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh.
Ndryshimi vazhdon.
Bashkë me qytetarin e ndershëm.
Bashkë me aktivistin e drejtë.
Bashkë me militantin e sinqertë.
Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN.
Paçit një ditë të bukur të gjithë”, ka shkruar Mexhiti!
Më shumë për këtë
Kasami dhe Mexhiti takohen me kryeministrin Edi Rama, diskutojnë për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeveMaqedoni · 15 orë më parë
Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqipMaqedoni · 10 orë më parë
Mexhiti: BDI i hapi rrugë depërtimit të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut përmes politikës, nëntokës dhe bankaveMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












