Lajme

Për funksionarët pak ishte rritje 78% të rrogave, tani plus 400€, për qytetarët lëmoshë 2 mijë denarë, reagon LEN

January 3, 2024, 10:01

Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN) përmes një komunikate reagon për rritjen e sërishme të rrogave të funksionarëve.

” Tash që po afrohen zgjedhjet, pushteti filloi të bëjë fushatë parazgjedhore, duke manipuluar popullin me gjoja masa antikrizë, me të cilat, vetëm për pesë muaj, nxënësve do u shpërndajë nga 1.200 denarë (20€), pensionistëve nga 3.000 denarë (50€), por ama paturpësia shpejt u doli në shesh, sepse nga muaji janar, ky pushtet aktual i LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së i rrisin pagat për mbi dy mijë funksionarë të tyre me nga 24.000 denarë (400 €). Kjo rritje e rrogës ndodh për shkak të rritjes së pagës mesatare”, reagon LEN.

Më tej thuhetcse kjo ndodh vetëm disa muaj pasi pushteti rriti pagat e funksionarëve me 78%.

“Dhe me rritjen e fundit, tani shumica e funksionarëve të pushtetit do të kenë paga nga 2500€ deri në 3000 €. Por ama lavdërohen se e kanë rritur pagën minimale në 22.500 denarë ose rreth 370 €. A ka turp më të madh, a ka zhvatje më të madhe, a ka dyftyrësi më të madhe se kjo qeveri dhe funksionarët e saj. Imagjinoni pas disa muajve do të dalin të kërkojnë votën e qytetarëve dhe me paturpësi do të thonë; na votoni ne që kemi rroga prej 3000€, sepse ne i bëmë rrogat tuaja nga 370€! Lidhja Europiane për Ndryshim fton institucionet relevante që ta shqyrtojnë sa më shpejtë këtë çështje dhe të gjejnë zgjidhjen ligjore që pagat e funksionarëve të jenë në përputhshmëri me standardin e qytetarëve e jo me dëshirën e pushtetit”, reagon opozita shqiptare.

Sipas tyre. nëse kjo Qeveri do të hesht, Lidhja Europiane për Ndryshim zotohet se sapo të fitojë besimin e popullit, që në ditët e para të udhëheqjes së saj me institucionet seriozisht do ta shqyrtojë çështjen e pagave mujore të funksionarëve shtetëror, me ç’rast do të krijojë kushte që dallimet të jenë në kornizat e mundësive reale, ndërsa do të punojë që të rriten pagat e qytetarëve. (INA)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_1152
Rama i ulet në gjunjë Melonit për ditëlindje: ”Mos më turpëro“
IMG_1149
Rrahje në Gjykatën e Tetovës, polici gjyqësor sulmon fizikisht një të punësuar në gjykatë
IMG_1148
Sërish anulohet seanca për Spitalin modular në Tetovë
IMG_7549
Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person
IMG_1146
Kos përsëriti: Për të përparuar në anëtarësimin në BE, Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën
IMG_5804
BDI akuzon Andonovskën për largimin e shqiptarëve nga ISHP-ja