Trendy

Rasti ‘Banjska’, foli dëshmitari nga Maqedonia e Veriut

Para 13 orë

Në Gjykatën e Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 2023.

Në seancën e sotme (18.02.2026) ka filluar dëshminë dëshmitari Goran Taneski, shtetas i Maqedonisë së Veriut. I njëjti dëshminë e tij është duke e dhënë përmes video-linkut nga Maqedonia e Veriut, përcjell Kallxo.com.

Sipas dëshmisë së tij, në momentin kritik personat e uniformuar dhe të armatosur që hynë në hotel u dhanë urdhër mysafirëve që të mos dilnin nga ambientet, shkruan IndeksOnline.

“Atë ditë dëgjova britma, piskama dhe thirrje të serbëve që të tërhiqeshin”, rrëfeu Goran Taneski, duke përshkruar panikun dhe frikën që mbizotëronte.

Në këtë rast, duke u gjykuar në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë, më 24.09.2023, janë: Dushan Maksimoviq, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq. Të tre gjenden në paraburgim që nga dita e sulmit terrorist. Sipas PSRK-së, 45 persona duke përfshirë edhe tre të lartcekurit që janë në paraburgim akuzohen se më 24.09.2023 kanë kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë zyrtarin policor, Afrim Bunjaku.

Në grupin kriminal të strukturuar të udhëhequr nga Radoiçiq janë këta të akuzuar:

Milan Radoiqiq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesha Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Gjordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Urosh Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuckoviç, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviç, Marko Arsiç, Zharko Cvetkoviç, Krsto Damjanoviç, Stefan Milosavljeviç, Marko Saviç, Aleksandar Jevremoviç, Radosh Gvozdiç, Ivan Miliç, Gojko Zubaç, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milosh Milenkoviq, Gjorgje Baloviq, Danijel Gjukiç, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milosh Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq, Vladan Iliq, Radule Steviq dhe personi juridik, “Rad D.O.O.”.“Duke vepruar sipas përgatitjeve dhe planit të mirë organizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Serbisë.

Sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë

Në orët e para të ditës më 24.09.2023, një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Zveçan njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të çon drejtë brendësisë së fshatit Banjskë në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi.Rreshteri policor Afrim Bunjaku së bashku me dy kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer. Rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në sulm më 24.09.2023 ndërsa dy kolegët e tij, njëri ishte plagosur e tjetri ishte lënduar.Përgjegjësinë për sulmin e po ashtu edhe logjistikën e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili është arrestuar më 03.10.2023 në Beograd. Radoiçiq u intervistua nga Prokuroria në Serbi dhe është lënë i lirë që të hetohet në liri ndërsa vazhdon të jetojë atje.Më 11.09.2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës është ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, mbi të cilët rëndojnë veprat penale për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje e parasë./Kallxo.com.

Trending