Trendy

Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj në Kumanovë, trupi dërgohet për obduksion

Para 2 orë

Një avokate gjashtëdhjetë e gjashtëvjeçare nga Kumanova është gjetur dje pasdite pa shenja jete në ambientet e zyrës së saj të avokatisë.

​Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njoftojnë se rasti është denoncuar në stacionin policor më 23 qershor 2026, në ora 12:23.

​„Në SPB Kumanovë është raportuar se në zyrën e saj të avokatisë në Kumanovë është gjetur e vdekur S.Z.P. (66) nga Kumanova“, njoftoi policia.

​Menjëherë pas marrjes së thirrjes, në vendngjarje ka dalë ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, me ç’rast mjeku kujdestar vetëm ka mund të konstatojë vdekjen e gruas.
​Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i avokates së ndjerë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

​Raporti i autopsisë duhet të përcaktojë shkaqet e sakta që çuan në vdekje, si dhe rrethanat në të cilat ajo ndodhi.
​Institucionet kompetente, në koordinim me prokurorinë, tashmë po ndërmarrin masat e duhura për zbardhjen e plotë të rastit.

Trending