Trendy

Shkup: Shoferi përplas motoristin dhe e tërheq zvarrë me veturë

Para 3 orë

Më 23.06.2026 në ora 18:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „Rilski Kongres“ në Shkup, pas një keqkuptimi të mëparshëm në komunikacion, një person që drejtonte automjetin e udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Shkupit ka goditur një motoçikletë të drejtuar nga G.N. (29) nga rrethina e Shkupit.

​Ky i fundit ka rënë nga goditja, dhe pasi është ngritur, sipas raportimit, shoferi i automjetit „Peugeot“ ka lëvizur mjetin dhe ka goditur disa herë motoçikletën, si dhe automjetin e udhëtarëve „Citroen“ me targa të Shkupit, pronë e V.O. (44).

​Më pas, sipas denoncimit, G.N. është kapur për derën e përparme të automjetit „Peugeot“, por ai ka vazhduar të lëvizë duke e zvarritur për disa metra, pas së cilës G.N. ka rënë, ndërsa personi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes. G.N. është dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Trending