Trendy

Temperatura tropikalë në Gjermani dhe shumë vende të tjera!

Para 3 orë

Bahri Cani

Temperatura tropikalë në Gjermani dhe shumë vende të tjera!

Kujdes miq, në veçanti në tre ditët e ardhshme: Prej sot, e enjte, deri të dielën në gjithë Gjermaninë dhe shumë vende të tjera evroipiane po mbizotëron një valë ekstreme e të nxehtit.

Gjatë ditës së sotme priten tepmeratura tropike që shkojnë prej 35 deri në 41 gradë në shumë rajone të Gjermanisë. Ditët e fundit ka pasur edhe viktima në njerëz në shumë vende të Evropës.

Sa i përket Gjermanisë, zonat më të prekura janë perëndimi, jugperëndimi dhe lindja e vendit ku priten temperaturat më të larta.

Deri të dielën, do të ketë temperatura të ngjashme, pastaj vijnë stuhi e reshje…

⚠️ Ekspertët paralajmërojnë që të mos dilni në diell në pikun e temperaturave, ndërsa më të rrezikuarit janë personat me probleme shëndetësore.

🌙 Shumë persona kanë probleme edhe me gjumin, sepse edhe netët aktualisht janë tropikale, me temperatura që shkojnë mes 18–25°C.

⛈️ E një rrezik tjetër do të jenë stuhitë e forta që priten të dielën, me erëra të fuqishme, reshje intensive dhe breshër.

👉 Pra, kujdesuni për veten dhe familjarët: shmangni diellin, pini sa më shumë ujë dhe qëndroni në ambiente të freskëta – nëse i gjeni diku 🙂 !

Nga e hëna temperaturat do të bien dukshëm në të gjithë Gjermaninë…

Trending