Trendy

Kasami: Gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare janë bërë shumë punë, për 20 vitet e BDI-së kjo ishte e paimagjinueshme

Para 2 orë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha duke folur për qeverisjen dyvjeçare të qeverisë ku bën pjesë edhe VLEN, tha se janë bërë shumë punë dhe projekte dhe ato tashmë janë evidente.

Ai tha se kanë bërë një raport të asaj që është bërë gjatë këtyre dy viteve ku të gjithë funksionarët kanë dorëzuar raportet e tyre.

“Janë shumë punë dhe projekte që janë bërë. Ajo që për BDI-në për 20 vite ishte e paimagjinueshme, sot e kemi realitet, është një listë e veçantë, si ajo për shkollat fetare, apo Medreseja, Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat me gjithë kritikat e BDI-së, është një fakt i pamohueshëm, ky ligj buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta. BDI nuk arriti për 20 vite ta sjell një ligj të tillë, në gjysmën e mandatit të asaj pas 10 viteve ajo solli një mekanizëm që e trumbetoi si mbyllje të problematikës që Gjykata Kushtetuese ua ktheu dhe tha se nuk është zgjidhje ligjore”, tha Kasami.

Ai tha se përfundimisht po sillet Ligj për përfaqësim të drejtë edhe krahas dilemave që i ka opozita për mekanizma kontrollues dhe ligji siç tha, “do të mundësojë që shumë çështje të rregullohen me akte nënligjore apo vegla për përcjellje të implementimit të ligjit”.

Trending