Trendy

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

Para 3 orë

Shkruan: Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha

Abaz Gjuka, Ali Ahmeti, po shumë ke ndryshuar. Prej atij që iu besua sakrifica e UÇK-së, sot je në një tjetër rrugë. Në vitin 2004 nuk munde ta implementosh Marrëveshjen e Ohrit dhe t’i rehabilitosh veteranët, ndërsa tani, për të qëndruar përjetësisht në pushtet, edhe pse je i vetëdijshëm se e ke humbur kredibilitetin, mundohesh ta mashtrosh elektoratin.

Me të drejtë të demanton me dëshmi gazetarja, e ti thua: “Mos na e tallni inteligjencën.”

Njërën anë thua se nuk është mirë të protestohet në Tiranë, ndërsa në Tetovë organizon protesta.

Me budalla është ai që mendon se mund t’i bëjë budallenj njerëzit.

Shkrimi im nuk ka për qëllim të mbrojë interesat e VLEN-it apo të BDI-së. Përkundrazi, i kundërshtoj të dyja palët, por më dhemb që sakrificat e dëshmorëve dhe veteranëve po nëpërkëmben.

Para dy javësh, vetëm për saksi me lule në oborrin tënd në Zajaz janë shpenzuar 1.600 euro.

Mundohu ta largosh pak luksin nga shtëpia. Vetëm 10 për qind e atyre shpenzimeve do të mjaftonin për t’ua mbushur sofrat qytetarëve. Nuk bëhet nami nëse familja juaj heq dorë nga disa lukse. Ju vetë e dini se sa miliona keni.

Si ai që ka një milion euro, ashtu edhe ai që ka një miliard, të njëjtin ushqim hanë.

P.S. Thoshte i ndjeri Hoxhë Jakup Hasipi, dijetar dhe luftëtar i UÇK-së: “Nuk është vështirë ta ngopësh barkun e fukarasë, por vështirë është ta ngopësh pasanikët.”

Trending