Trendy

Azir Aliu: Pas 24 muajsh pune e llogaridhënieje, VLEN mbetet forca e re politike e orientuar drejt së ardhmes evropiane

Para 4 orë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka vlerësuar punën dyvjeçare të koalicionit VLEN, duke theksuar se përgjegjësia dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve mbeten në qendër të angazhimit politik, përcjell tetova1

Përmes një postimi, Aliu u shpreh se pas 24 muajsh pune, VLEN ka dalë para qytetarëve me rezultate konkrete.

“24 muaj punë dhe llogaridhënie, por edhe përgjegjësi që çdo ditë mbahet para qytetarëve.

Sot e konfirmuam thelbin e VLEN-it dhe dolëm para qytetarëve me punë të kryera.

Shqiptarët meritojnë një zë politik të fortë, të organizuar dhe dinjitoz.

VLEN është pikërisht ajo forcë e re politike, e bashkuar, e përgjegjshme dhe e orientuar drejt së ardhmes evropiane të shtetit.

Vazhdojmë”, ka përfunduar Aliu./tetova1.mk

Trending