Trendy

Ky është i dyshuar për vr’asjen e imamit në Kosovë

Para 3 orë

Beshir Hamza, një 40-vjeçar, ndodhet në arrati tash e disa orë.

Ai raportohet se është identifikuar nga autoritetet si i dyshuari kryesor për vrasjen e Gazmend Tahirovcit, imamit të fshatit Zlipotok të Dragashit.

I dyshuari është bashkëshfatar me imamin Tahirovci. Hamza dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.

 

Ngjarja tragjike raportohet se ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15 në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, ku një person ka humbur jetën pas një përleshjeje mes disa personave.

 

Sipas zëdhënësit rajonal në Prizren, Shaqir Bytyqi, patrulla policore pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një person të shtrirë në tokë me lëndime të shkaktuara dyshohet nga një mjet i mprehtë.

Trending