Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, pritet të largohet nga posti ministror dhe të emërohet drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), ndërsa drejtori aktual i FSSH-së, Sasho Klekovski, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, raporton Skopje1, duke iu referuar disa burimeve, përcjellë Tema.mk.
Sipas të njëjtave burime, ministri aktual për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.
Ndërkohë, zëvendësministri aktual i Arsimit, Gjoko Velkovski, pritet të emërohet ministër i ri i Arsimit.
Sonte nga ora 20:00, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të finalizojë emrat për postet ministrore dhe funksionet e tjera, pas së cilës pritet të shpallen zyrtarisht ndryshimet në përbërjen e Qeverisë./Tema.mk/










