Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kjo është profesoresha universitare që u kap duke marr rryshfet në Maqedoni

Kjo është profesoresha universitare që u kap duke marr rryshfet në Maqedoni

Profesoresha Tamara A. (39) nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një student për t’i mundësuar kalimin e një provimi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 39-vjeçarja më 22 qershor i ka kërkuar 300 euro një studenti 26-vjeçar nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, në këmbim të kalimit të provimit që ishte caktuar për më 29 qershor.
Policia njofton se profesoresha është arrestuar dje rreth orës 11:45 në Shtip, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.
Rasti është denoncuar nga vetë studenti, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë për këtë

Ndërron jetë imami dhe profesori universitar nga Gllogja, Nashit ef. MustafaMaqedoni · 1 javë më parëMinistri Durmishi nga Tetova: Të rinjve duhet t’u krijojmë mundësi reale për punësim dhe zhvillim profesionalMaqedoni · 5 ditë më parëAzizi: Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe!Maqedoni · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme