Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet tetovari që hodhi thasë me mbeturina në lumin Shkumbin

Arrestohet tetovari që hodhi thasë me mbeturina në lumin Shkumbin

MPB njofton se më 30.06.2026, në orën 18:00, në rr. “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Tetova, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Ndotja e mjedisit jetësor dhe e natyrës”, e ndëshkueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shihet sesi një person i cili ka ardhur me një automjet udhëtarësh “Citroën” me targa të Tetovës, po hedh thasë me material të panjohur hedhurinash në lumin Pena, në afërsi rr. “Vidoje Smilevski-Bato”, SPB Tetovë ndërmori masat dhe veprimet e nevojshme dhe e gjeti autorin, i cili në bisedë zyrtare e pranoi veprën. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të tij, ndaj B.S. do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme