Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se pas mbajtjes së mbledhjes partiake, është marrë vendimi që për postin e postin e ministrit të Drejtësisë të propozohet, profesori universitar Jeton Shasivari, ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive propozohet Agon Ferati, ndërsa për ministër të Kulturës dhe Turizmit propozohet Sedat Sulejmani.
“Në përbërjen e re qeveritare vazhdojnë të ushtrojnë detyrën Bekim Sali si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Besar Durmishi si ministër i Ekonomisë dhe Punës, si dhe Muhamet Hoxha si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
VLEN vazhdon me vendosmëri rrugën e ndryshimit, duke sjellë energji të re, kuadro profesionale dhe një qasje të përgjegjshme në qeverisje.
Me këtë ekip, VLEN rikonfirmon përkushtimin për reforma, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Trending
















