Trendy

Real Madridi zyrtarisht prezanton Dumfriesin

Para 3 orë

Real Madridi ka konfirmuar transferimin e Denzel Dumfries nga Interi. Vlera e transferimit vlerësohet në 22 milionë euro.

“Kemi arritur një marrëveshje për transferimin e Denzel Dumfries, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030”, njoftoi klubi madrilen në një deklaratë zyrtare.
Dumfries, 30 vjeç, luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Me mbërritjen e tij, konkurrenca në krahun e djathtë, ku tashmë aktivizohet anëtari i kombëtares angleze, Trent Alexander-Arnold, bëhet edhe më e fortë.

Ai luajti me Holandën në Kupën e Botës, ku kombëtarja e tij u eliminua në fazën e 1/16-ës së finales, pasi u mposht nga Maroku pas ekzekutimit të penalltive.

Holandezi iu bashkua Interit në vitin 2021, pasi u transferua nga PSV Eindhoven. Me klubin italian fitoi dy tituj të Serie A dhe luajti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Trending