Këngëtari Besir Ismaili, në bashkëpunim me Ahengu Band, sjellin projektin e tyre më të ri muzikor me titull “N’dashni kom ra”, një këngë pop me ritëm veror, atmosferë festive dhe energji pozitive, përcjell tetova1
Me një melodi që të fton të vallëzosh, tekst të lehtë dhe një videoklip të realizuar me kujdes, “N’dashni kom ra” vjen si një projekt që synon të shoqërojë publikun gjatë gjithë sezonit veror, në festa, mbrëmje muzikore dhe dasma.
Ky bashkëpunim ndërmjet Besir Ismailit dhe Ahengu Band sjell një kombinim të freskët muzikor, duke i dhënë publikut një këngë plot ritëm, dashuri dhe atmosferë.
Videoklipi zyrtar tashmë është publikuar në YouTube dhe është i disponueshëm për të gjithë./tetova1.mk
Ndiqeni këtu:
https://youtu.be/ITwk1-LeyI4?si=QlTptwO_ullOHL-_










