Trendy

Debat për ujin “Rugova” në Ministrinë e Mbrojtjes: Problem importi apo emri i markës?

Para 2 orë

Është hapur një debat publik pasi Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut furnizohet me ujë të ambalazhuar “Rugova”, i cili importohet nga Kosova. Sipas informacioneve, kjo kompani ka fituar tenderin për furnizimin me ujë të ministrisë.

Megjithatë, ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit që institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut përdorin produkte të importuara nga vendet fqinje. Praktika e furnizimit me ujë të ambalazhuar nga kompani të huaja ka ekzistuar edhe më herët.

Si shembull, edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme përdor ujin e ambalazhuar “Aqua Viva”, markë e prodhuar në Serbi, e cila importohet në Maqedoninë e Veriut nga kompania Pelisterka.

Deri më tani, fakti që institucionet shtetërore përdorin ujë të importuar nuk ka qenë temë debati publik apo politik. Për këtë arsye, shtrohet pyetja nëse problemi qëndron te importi i produktit apo te emri i markës së ujit që ka fituar tenderin.

Trending