Një incident i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shtip, ku pronari i një shtëpie familjare ka raportuar se një pjesë e banesës së tij është dëmtuar pasi një makineri ndërtimi nisi shembjen, ndërsa ai dhe familja e tij ndodheshin brenda.
Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur një eskavator u afrua para shtëpisë dhe goditi dy herë murin e objektit me kovën e tij, ndërkohë që familja ishte në gjumë.
Si pasojë e goditjeve, një pjesë e shtëpisë u dëmtua, ndërsa ngjarja shkaktoi panik dhe shqetësim te anëtarët e familjes.
Pronari, Xhengiz, në një deklaratë për TV M Net, tha se ishte i tronditur nga ajo që ndodhi dhe se nuk e kishte pritur një zhvillim të tillë. Ai theksoi se nuk do të lejojë largimin e pjesës së dëmtuar të murit derisa autoritetet të kryejnë ekspertizën dhe të dokumentojnë gjendjen në vendngjarje.
Xhengizi pretendon se shtëpia është ndërtuar në mënyrë të ligjshme dhe se nuk bëhet fjalë për një ndërtim pa leje. Rasti pritet të sqarohet pas verifikimeve dhe hetimeve të institucioneve kompetente.










