ë 07.07.2026, rreth orës 17:30, në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, zyrtarët policorë të Njësisë për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup kanë arrestuar M.T. (33) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.










