Trendy

Ndërron jetë në moshë të re eprori policor nga Kërçova

Para 11 orë

Qyteti i Kërçovës është tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të eprorit policor Genc Arsllani, i cili u shua në moshën 44-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

 

I lindur më 3 nëntor 1982, Arsllani ishte pjesë e gjeneratës së parë të policëve të pranuar në shërbim në vitin 2002.

Më 1 shkurt të po atij viti ai nisi detyrën në Stacionin Policor të Kërçovës, ku për më shumë se 20 vjet shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi në mbrojtje të rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

 

Në prill të vitit 2022 ai u emërua komandant i Trafikut Rrugor në Stacionin Policor të Kërçovës, duke marrë një rol drejtues në strukturat e policisë.

Përveç angazhimit profesional, Genc Arsllani do të kujtohet si një familjar i përkushtuar dhe baba i dy fëmijëve, Erionit dhe Erionës.

 

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 9 korrik 2026, në ora 18:00, në Varrezat e Reja në Kërçovë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Arsllani, të afërmve dhe kolegëve të tij.

 

/tvgurra

Trending